Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rendi dhe ligji është në interes të secilit qytetar dhe dy shteteve, Kosovës e Serbisë. Prandaj, është interes dhe obligim i të dy qeverive, që të luftojnë krimin e organizuar ndërkufitar. “Aktet e tilla nuk do të tolerohen”, ka shkruar Haradinaj duke referuar sulmeve që ndodhën ditëve të kaluara në drejtim të Policisë së Kosovës në veri të vendit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe të gjitha shtetet e NATO-s, intervenuan me 1999 në Kosovë, për të ndalur gjenocidin. Që prej atëherë, këto shtete po ashtu, janë përkushtuar për një rajon të qetë dhe të sigurt. Rendi dhe ligji është në interes të secilit qytetar, ashtu edhe të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Në anën tjetër, krimi i organizuar nuk ka përkatësi as politike e as etnike dhe na rrezikon të gjithëve. Është në interes dhe obligim i të dy qeverive, të Kosovës dhe të Serbisë, që të luftojnë krimin e organizuar ndërkufitar. Aktet e tilla nuk duhet të tolerohen.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …