Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se nuk mund të krahasohet lufta e Kosovës me atë në Ukrainë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se nuk mund të krahasohet lufta e  Kosovës me atë në Ukrainë. Është  një mos reagim  me kohë i bashkësisë ndërkombëtare në Ukrainë, ashtu siç ishin vonuar për të ndërhyrë në Kosovë. Haradinaj  saktëson se Rusia ka ndikim në disa pjesë të Ballkanit por jo edhe në Kosovë. Vuçiq dhe Serbia nuk kanë guxim në këtë kohë të ndërhyjnë në veri për shkak të garancisë ndërkombëtare. “Nëse do të ndodhte kjo, e gjithë bota do ta dinte se Vuçiq po e bënë këtë për shërbim të Rusisë. Nëse ata nuk  kanë mundësi të përballen me  Rusinë, perëndimi din si të përballet me Serbinë, sepse këtë e ka treguar në vitin 1999. E  di që bombardohet Beogradi nëse ndodh diçka e tillë, sikurse në vitin 1999. Këtë e dinë autoritetet e Serbisë mjaftë mirë, ka saktësuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …