Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në një tubim, duke theksuar se pushteti ka ndikuar negativisht tek ai. “Ky duhet të shkojë atje me një listë të punëve të kryera. Pa atë listë, zëri nuk është i qartë, as vetë ai nuk është i qartë. Mirë është me dalë prej pushtetit sepse duket se pushteti e ka rrokatë. Po duket qesharak, i shkuar dëm,” tha Haradinaj. Ai vazhdoi duke kritikuar mungesën e vetëbesimit të Kurtit dhe veprimet e tij si kryeministër. Politikan më të zbrazët sot me argumente sesa Kurti nuk gjen. Çdo gjë që ka thënë, e ka mohuar me sjelljen e tij,” Në kritikat e tij, Haradinaj përmendi udhëtimet e shpeshta të qeverisë Kurti jashtë vendit, duke deklaruar se ato kanë kushtuar 32 milionë euro taksapaguesve, ndërkohë që nuk kanë sjellë asnjë njohje të re për Kosovën. Ai gjithashtu akuzoi Kurtin për përdorimin e 40 automjeteve zyrtare në tubimet e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Asociacioni, dialogu dhe aleatët ndërkombëtarë do të jenë sfidat kryesore për zgjedhjet e 9 shkurtit, qo do të mbahen në Kosovë
Kosova po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, ndërkohë që vendi përballet me …