Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar jo zyrtarisht me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në shoqërimin e Haradinajt dhe të bashkëshortës së tij, ishte i pranishëm edhe deputeti, Pal Lekaj.
Nuk dihet përmbajtja e bisedimeve gjatë takimit, por besohet se ishte një takim në vazhdën e tejkalimit krizës politike në Kosovë. Nga fotografia e publikuar në Internet nga ky takim, shihet se kreu i AAK-së dhe kryeministri i Shqipërisë janë takuar në një restorant. Më herët gjatë ditës, Haradinaj përmes një komunikate për media, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të marrë hapin e parë për daljen nga kriza.