Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, uroi kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti për zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër të Maqedonisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, uroi kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti për zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër të Maqedonisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Haradinaj e ka quajtur fillimvit të mbarë për shqiptarët zgjedhjen e Xhaferit kryeministër. Haradinaj ka thënë se zgjedhja e Xhaferit kryeministër, përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Zgjedhja e tij  kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë Veriore përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve atje dhe për shtetin tonë fqinj, ka shkruar Haradinaj. Duke e uruar Xhaferin për postin e kryeministrit, Haradinaj ka thënë se e ardhmja e përbashkët e dy vendeve është në BE dhe NATO.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Abstenimi në votimin për kryetaren e kuvendit është e drejta ime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ofroi shpjegim të detajuar për vendimin e tij …