leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vizitoi familjen e heroit, Afrim Bunjaku, në një-vjetorin e rënies në krye të detyrës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku me rastin e një vjetorit të rënies së tij. ai ka shkruar me këtë rast se sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të “Heroit të Kosovës”, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në njëvjetorin e rënies, zhvillova homazhe pranë varrit të tij dhe vizitova familjen e tij në Samadrexhë të Vushtrrisë. Me këtë rast, bashkëshortes së tij, Lumnijes, vajzës Arbenitës, djemve Jetlumit e Fatlumit dhe gjithë familjes Bunjaku, u shpreha respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj. Kosova dhe qytetarët e saj do ta kujtojnë përgjithmonë me respekt dhe përulje heroin Afrim Bunjaku”, ka shkruar, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

CEFTA

Paralajmërimet për përjashtimin nga CEFTA kërcënojnë tregtinë dhe ekonominë e Kosovës

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e importeve nga Serbia në qershor 2023, pas …