Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur në Pentagon, ku edhe ka zhvilluar biseda të rëndësishme me zyrtarë të lartë amerikanë. Deputeti Besnik Tahiri, i cili e shoqëron Haradinajn, ka theksuar me këtë rast rëndësinë historike të këtij momenti. Tahiri kujtoi bekimin e marrë më herët nga Sekretari i Mbrojtjes, Xhejns Mattis, për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, ndërsa tani Haradinaj po punon për të argumentuar nevojën e përshpejtimit të anëtarësimit të Kosovës në NATO. Pas Pentagonit, Haradinaj pritet të zhvillojë takime në Departamentin e Shtetit, duke vazhduar përpjekjet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …