Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj vlerësoi veprën e dëshmorëve të renë në “Epopenë e Dukagjinit”, më 24 mars të vitit 1998

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj vlerësoi veprën e dëshmorëve të renë në “Epopenë e Dukagjinit”, më 24 mars të vitit 1998

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, gjatë luftës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin qendror,  kushtuar 24-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”. Me këtë rast, Ramush Haradinaj duke vlerësuar lartë veprën e dëshmorëve të renë në “Epopenë e Dukagjinit”, ka thënë se çdo ditë e jetës së shqiptarëve është e mbushur me heroizëm dhe atdhedashuri. Sot, me 24 mars, nderojmë Gazmendin, Himën e Agronin, dhe të gjithë ata që përjetësisht mbesin frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin. Po ashtu, kujtojmë 24 marsin kur nisi t’i jepej fund regjimit të egër të gjenocidit dhe spastrimit etnik.  Të rënëve dhe secilit që dha nga jeta e tij për Atdheun dhe lirinë, faleminderit.  Aleatëve tanë, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, faleminderit. Faleminderit përjetësisht!” ka shkruar Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …