Sazan Ibrahimi, kryeshef i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e bashkëpunimit mes qeverisë dhe komunave gjatë qeverisjes së Kryeministrit Albin Kurti. Ibrahimi, me një përvojë 20-vjeçare në punën me kryeministrat e Kosovës, theksoi se kjo është hera e parë që komunat nuk kanë marrë mbështetje për asnjë projekt. “Kurrë më parë nuk ka ndodhur që të mos ketë bashkëpunim mes qeverisë dhe komunave si në këtë qeverisje. Ai shtoi se gjatë dy dëgjimeve të fundit buxhetore, asnjë projekt i komunave nuk është përkrahur, gjë që nuk ka ndodhur në dy dekadat e fundit. Ibrahimi gjithashtu kritikoi faktin që projektet qeveritare po vendosen në ministritë e linjës dhe po ndahen bazuar në preferenca politike, duke theksuar se kjo ndikon negativisht në përmirësimin e jetës së qytetarëve në nivel lokal. “Goditja ndaj komunave është goditje ndaj qytetarit, sepse jeta zhvillohet në nivel lokal dhe mungesa e mbështetjes për komunat ndikon direkt në mospërmirësimin e jetës së qytetarëve,” përfundoi Sazan Ibrahimi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …