Kryetari i AKR, Behxhet Pacolli, ka paralajmëruar njohje të reja për Kosovën gjatë këtij viti. Ai ka theksuar përkushtimin e tij në shërbim të shtetësisë së Kosovës, duke vënë në pah sukseset e tij në politikën e jashtme dhe duke mbrojtur qasjen e tij të bazuar në diplomaci dhe mirësjellje. Pacolli ka rikujtuar kritikat e së kaluarës ndaj tij, duke përmendur se pavarësisht këtyre sulmeve, ai ka vazhduar të punojë për njohjet ndërkombëtare të Kosovës. Unë kam besuar gjithmonë se edukata, mirësjellja dhe diplomacia e mirëfilltë janë çelësi për arritjen e qëllimeve të mëdha për shtetndërtimin e vendit tonë. Gjatë vitit të kaluar ka siguruar dy njohje për pasaportën e Kosovës nga Zimbabve dhe Kenia dhe ka paralajmëruar se njohje të reja janë në rrugë e sipër. Edhe para se të isha ministër i Punëve të Jashtme, arrita të siguroj dhjetëra njohje për shtetësinë e Kosovës. Vitin që kaloi solla letrat për njohjet e pasaportës së Kosovës nga Zimbabve dhe Kenia. E njëjta gjë do të ndodhë edhe këtë vit me njohje të reja që do të vijnë së shpejti, ka deklaruar Behxhet Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Sot në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë, me një pritje modeste u shënua 26-vjetori i fillimit të transmetimit të programit të Radios
Sot , në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë, me një pritje modeste u …