Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, bëri të ditur se i ka shkruar një letër të hapur kryeministrit, Albin Kurti, ndërsa ankohet se ai nuk po i përgjigjet letrave që po ia dërgon. Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ju kishit nevojë për votën time. Duke e ditur se ju nuk përgjigjeni ne letrat e mia, as tani nuk po i përgjigjeni letrës sime ku ju kam bërë me dije gatishmërinë e një shteti për ta njohur Kosovën që në javën e ardhshme. Tani ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se është i gatshëm të vizitojë Kosovën, për të kryer formalitetet e njohjes. Gjithçka është e rregulluar, zotëri kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj. Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje, ka shkruar Behxhet Pacolli në letrën e tij dërguar kryeministrit Kurti, i cili nuk denjon t’ i përgjigjet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …