Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli kërkon nga Vjosa Osmani që të mendojë pozitivisht dhe të lërë anash inatet politike

Behxhet Pacolli i kërkon nga Vjosa Osmanit që të mendojë pozitivisht dhe të lërë anash inatet politike

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar pas deklaratave të kryeparlamentares, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit. Përmes një postimi Pacolli ka thënë se deklaratat e Osmanit po duken si kërcënim. Sipas tij, e para e Kuvendit, nuk e do këtë marrëveshje dhe po betohet që nuk do të kalojë në Kuvend. Ai i bën thirrje asaj që të mendojë pozitivisht dhe të lërë anash inatet politike. Sipas Osmanit, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t’i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën ka thënë se duhet të arrihet konsensus i gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …