Gjatë qëndrimit në Nju Jork, kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka bërë të ditur se do të zhvillojë takime me krerë shtetesh dhe ministra të punëve të jashtme për të fuqizuar marrëdhëniet e Kosovës me këto shtete. “Sapo arrita në Në York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ditëve të ardhshme do të zhvilloj takime të rëndësishme me krerë shtetesh dhe ministra të punëve të jashtme për të fuqizuar marrëdhëniet e Kosovës me këto vende dhe për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Në këtë kohë interesi i Kosovës është mbi të gjitha për ta bërë vendin tonë më të fortë dhe me të integruar”, ka shkruar Pacolli. Kryeministri Edi Rama ka anuluar udhëtimin e tij për në SHBA para pak orësh, pas tërmeteve që goditën Shqipërinë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …