Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka paralajmëruar se së shpejti do të hiqet vendimi për ndalimin e mallrave serbe. Pacolli ka drejtuar kritika ndaj qeverisë Kurti, duke thënë se mjafton të analizohet çdo vendim që nga reciprociteti për targa e tutje, që qytetarët të kuptojnë se çfarë ka humbur e fituar Kosova. Ai ka goditur Kurtin, duke thënë se e kishte lexuar në një portal ndërkombëtar se “Serbia nuk ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çfarë i duhet asaj e bën zotni Kurti”. Mos të flasim për deklaratat kontradiktore të vartësve të kryeministrit pas çdo takimi me serbët ose në kontekst me ta. Kjo dhemb, por kështu është realiteti, fatkeqësisht!”, ka shkruar Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …