Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka thënë se e ardhmja u takon fëmijëve, por vendimet e marra nga të rriturit dhe politikanët në veçanti janë ndërhyrje direkte në të ardhmen e tyre. Ai thotë se s’ka dyshime në kualitetet dhe mendjet e ndritura të të rinjve, por atyre u duhet infrastrukturë për të realizuar vetën dhe jetuar ëndrrat. Tutje Pacolli tha se si dikush që ka luftuar gjithë jetën për të përkthyer në realitet atë që ka ëndërruar, e di shumë mirë sa e rëndësishme është të kesh udhërrëfyes në shtegun e jetës.
