Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përkujtoi sot dëshmorët e Lubizhdës së Hasit. “Hasi gjithmonë në rrugën e lirisë! Duke kujtuar Heronjtë dhe Martirët e Lubizhdës, nderojmë kontributin e rajonit të Hasit për liri e bashkim”, ka thënë Haradinaj. Ai tha se në të gjitha përpjekjet shekullore të shqiptarëve, ky rajon ishte vendi ku shkruhej historia e popullit shqiptar, duke thënë se kontributi i tyre kulmoi me Brigadën 126 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ishte në ballë të betejave deri në fitore.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …