Behxhet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka shprehur zhgënjim të thellë në qeverisjen e Albin Kurtit

Kryetari  i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj Qeverisë Kurti, duke theksuar se ai ishte i vetmi nga opozita që e votoi atë me shpresën për një qeverisje të pastër, pa korrupsion dhe nepotizëm. Në një deklaratë, Pacolli theksoi se priste që Kurti të përmbushte premtimet për zhvillimin ekonomik dhe për një menaxhim të drejtë, pa diferencime mes mbështetësve dhe jo mbështetësve, tha Pacolli, duke shprehur keqardhje për mosrealizimin e pritshmërive. Ai kritikoi qeverinë për thellimin e skandaleve korruptive dhe ideologjike, duke e cilësuar këtë situatë si një praktikë tipike komuniste, ku politika dirigjon menaxhimin e ndërmarrjeve ekonomike, veçanërisht atyre publike, saktësoi, Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …