Kryetari i Aleancës ‘Kosova e Re’, Behgjet Pacolli ka thënë se qeverisë Kurti i mungon transparenca, pasi sipas tij situata e krijuar në veri të vendit është një tymnajë e tepruar. Pacolli nënvizoi se ka frikë se edhe asociacioni i komunave me shumicë serbe do të firmoset siç ka kërkuar Serbia, me kompetenca ekzekutive. “Kemi legalizuar diçka që e kemi konsideruar ilegale, kemi legalizuar diçka që nuk është e jona, që nuk është kushtetuese. Unë kam frikë se kjo që ka ndodh nuk do të debatohet. Ata do të insistojnë që asociacioni të bëhet siç ashtu si është nënshkruar”, u shpreh ai. Pacolli shtoi se sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti kryeministër, kundërshton Kurtin opozitar.