leoni

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, foli për sfidat e vazhdueshme, me të cilat po përballen bizneset në Kosovë

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka folur lidhur me sfidat e vazhdueshme me të cilat po përballen bizneset në Kosovë, duke përfshirë problemet me furnizimin me energji elektrike, si dhe mungesën e dialogut efektiv mes sektorit privat dhe qeverisë, raporton Ekonomia Online. Duke folur për gjendjen aktuale, Shahini evidentoi tri probleme kryesore që po ndikojnë drejtpërdrejt në operacionet e bizneseve, sipas tij, janë ndërprerjet e papritura të energjisë elektrike, të cilat dëmtojnë proceset prodhuese dhe shkaktojnë humbje, çmimi i lartë i energjisë, që e rendit Kosovën ndër vendet me energjinë më të shtrenjtë në Ballkan si dhe mungesën e mbështetjes për sektorët në krizë. Kjo ndikon drejtë për së drejti në aktivitetin e prodhuesit vendor, në ndaljen e prodhimit dhe aty shkakton havari dhe humbje të lëndës së parë e cila është në proces. Dhe së treti e kemi energjinë më të shtrenjta në Ballkanin Perëndimor. Janë këto tri probleme që vazhdimisht në 2024 dhe në fillim të këtij viti bizneset po ballafaqohen”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

 

Kontrolloni gjithashtu

NATO shtonë praninë e saj ushtarake në Kosovë

Aleanca ushtarake veri – perëndimore ka shtuar praninë e saj ushtarake në vendin tonë. Misioni …