Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi nga ndërkombëtarët ta hetojnë sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, më 24 shtator

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë për regres në infrastrukturë dhe në investime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim të thellë për regresin në sektorin e infrastrukturës në Kosovë. Mandati aktual i qeverisë po mbyllet me një performancë të dobët në investime dhe projekte që do të duhej të kontribuonin në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Haradinaj ka akuzuar shumicën e ministrive për dështim në shpenzimin e mbi 30% të buxhetit të parashikuar për investime kapitale dhe infrastrukture në vitet 2021, 2022 dhe 2023. Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe nuk është filluar dhe as përfunduar ndërtimi i ndonjë rruge të rëndësishme, ndërsa projektet e filluara para vitit 2021 janë ndërprerë pa arsye të qarta, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për sektorin privat dhe duke prekur mbi 60% të punësuarve të përfshirë. Me këto ritme zhvillimi, Kosova rrezikon të mbetet pas vendeve të zhvilluara për një periudhë të pacaktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës, Xhejmi Shea, ka kërkuar që Kosova t’ i rikthehet dialogut me Serbinë

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka vlerësuar se Kosova …