Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë Ramush Haradinaj, ka biseduar në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka thënë se me Edi Ramën ka biseduar për zhvillimet nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, Shqipëria dhe rajoni. Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar dhe kombëtar ta ndihmojë Kosovën në tejkalimin e sfidave. Sot në Tiranë zhvillova një takim vëllazëror me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike. I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj. E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, ka shkruar Haradinaj me këtë rast.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …