Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar rritjen e pensioneve për 50 për qind. Ai tha se pensionet kontribut-pagues nuk guxojnë të mbeten nën pagën minimale. Këto premtime Haradinaj i bëri pasi vizitoi Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, ku u prit nga kryetari, Njazi Thaçi. Sipas tij, rritja do të ketë edhe për të gjitha skemat pensionale, ku buxheti nga 608 milionë sa është aktualisht do të ngritët në 900 milionë. Kryetari i pensionistëve, Njazi Thaçi tha se e mirëpret angazhimin e Haradinajt për të zgjidhur çështjen e pensionistëve.
