Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e SBAShK-ut. Ai ka thënë se kontratat e reja të punës që po ju ofrohen mësimdhënësve, janë goditja e radhës për ta. Në takim të përbashkët me përfaqësuesit e SBAShK-ut, kryetarin Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorë, pranova shqetësimet e tyre për kontratat e reja të punës që po ju ofrohen mësimdhënësve, një goditje e radhës për ta nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kjo formë e kontratës e godet rëndë tërë sistemin arsimor para universitar dhe si e tillë është e pazbatueshme për shkak që nuk i përshtatet specifikave të punës së mësimdhënësve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Haradinaj ka shtuar se Qeveria me këtë qasje armiqësore përveç që i ka goditur financiarisht ka cenuar edhe dinjitetin e tyre. Unë personalisht dhe Aleanca, kemi respektuar gjithmonë misionin e Sindikatës në mbrojtjen e interesave të mësimdhënësve. Si rezultat i këtij bashkëpunimi kemi punuar në vazhdimësi, që mësimdhënësit të jenë të vlerësuar dinjitetshëm”, ka thënë Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …