Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është spiuni i shtetit serb. Pas raportimeve se terroristi Milan Radojiçiq ka pasur gisht në vendimin për pagat minimale, nga ku dhe janë përjashtuar pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se është hera e parë në historinë e vendit, që është bashkuar vota e deputetëve shqiptarë me serbë në Listën Serbe kundër UÇK-së, dhe këtë e ka bërë Albin Kurti. Dhe po ashtu është vërtetuar se për këtë votë, janë marrë vesh pas shpinës së Kosovës. Kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë, ka nënvizuar Ramush Haradinaj.