leoni

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kritikon Kurtin për mos-përgjigje në ftesat e Prokurorisë Speciale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vendimin e tij që të mos i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale, e cila gjatë dhjetorit e thirri si dëshmitar për rastin tashmë pela lidhur me  rezervat shtetërore. Haradinaj kujtoi një fjalim të mëparshëm të Kurtit drejtuar ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e krahasuar atë me situatën aktuale. “Kurti kishte thënë ‘shko Hashim’ për t’u përballur me drejtësinë. Tani, unë i them Kurtit: ‘Shko Albin, sqaro hajninë, sqaro vjedhjen e rezervave shtetërore apo të energjisë.’ Ramush Haradinaj theksoi se mos-përgjigja ndaj ftesës së Prokurorisë është një mesazh negativ për qytetarët dhe një precedent i dëmshëm për respektimin e ligjit. Ai rikujtoi se  ka dhënë dorëheqje dy herë si kryeministër – në vitet 2005 dhe 2019  për t’u përballur me drejtësinë, duke deklaruar se askush, përfshirë kryeministrin, nuk është mbi ligjin. Është e papranueshme që kryeministri të injorojë një thirrje nga institucionet e drejtësisë. Kjo është një thirrje indirekte për qytetarët që të mos i respektojnë ligjet dhe institucionet, ka nënvizuar Ramush  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja në Mitrovicë gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, tuboi qindra qytetarë, por jo me mijëra sikur, AAK, PDK, LDK

Lëvizja Vetëvendosje, vazhdoi në Mitrovicë ritmin e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke …