Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, spiun të Serbisë dhe tradhtar. Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku është diskutuar për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FSK-së, ka thënë se është shqetësues fakti se si 6 vjet pas krijimit të ushtrisë, flitet për ushqimin e ushtarëve. Kush e mbron Albin Kurtin, e mbron njeriun që edhe ushtrinë e la pa bukë. Nëse para 6 vjet jemi krenuar që po e krijojmë ushtrinë tonë me ligje që nuk dallojnë nga ushtritë e tjera, sot flasim për ushqimin e saj, që i ka lanë Albin Kurti pa bukë, sepse është spiun, agjent i Serbisë, ka thënë mes tjerash, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …