Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mërgatës i ka dëshiruar mirëseardhje, në vendlindje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dëshiruar mërgatës mirëseardhje në vendlindje, por edhe i ka paralajmëruar ata se nuk do ta gjejnë Kosovën ashtu siç e kanë ëndërruar. Do të donim shumë që këtë verë ta gjenit Kosovë ashtu siç e ëndërroni, por për fat të keq akoma është larg pritjeve tuaja. E di që kur të vini do të donit që Kosova të jetë sikur ai vendi prej nga vini e që të mos përballeshit as me kolonat e gjata e as me pluhurin e rrugët e pakryera për qytetet e lindjes si për shembull: për Gjilan, për Pejë, për Gjakovë, për Besianë, për Mitrovicë e kështu me radhë, të cilat qeveria jonë i ka lënë përgjysmë, si edhe shumë punë të tjera.

Ju jeni gjysma jonë dhe asnjëherë nuk do të jeni mysafirë dhe sukseset e dështimet i kemi përbashkëta. Ju presim me bukë e kripë e zemër e ju urojmë pushime të mira në vendlindje. Të tjerat mos ja u falni e mos u besoni fjalëve të mira por boshe edhe një herë. Kosova dhe ju meritoni më mirë! Kosovës i duhet ndryshimi në qeverisje!”, ka shkruar Ramush   Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …