Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se në planin evropian përfshihet edhe njohja e Kosovës dhe partia që ai drejton do të votojë pro kësaj marrëveshjeje. Haradinaj ka thënë se koha është faktor kyç për Kosovën, e nëse marrëveshja arrihet brenda këtij muaji, do të mbahen edhe zgjedhjet e rregullta në veri, ashtu sikur është paraparë. Besoj që pasi ka dakordim për planin, për aneksin për implementim është në përfundim puna. Pra, pritet që në ditët që vijnë shumë shpejt që të arrihet dakordimi edhe për aneksin për implementim”.Haradinaj shprehet i bindur se në marrëveshjen evropiane është edhe njohja nga Serbia. Nuk qëndron konstatimi se ka njohjen, e ka njohjen marrëveshja, e ka njohjen në planin ndërkombëtar. Pra Serbia, e njeh Pavarësinë e Kosovës, të drejtat si shtet i pavarur, i barabartë në bazë kartës së OKB-së planin ndërkombëtar, ka thënë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …