Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqipërim Arifi, i cili është edhe kryetar i komunës së Preshevës, tha se s’ka marrë ftesë nga kryeministri i Kosovës, pasi u raportua se Albin Kurti do të takohet me kryetarët liderët e partive shqiptare të Kosovës Lindore. Shqipërimi ka deklaruar me këtë rast për mediet se ka kohë që ai nuk ka raporte të mira me Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti, ndaj të cilit ka drejtuar akuza për përçarje të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Shqipërim Arifi paraprakisht ka kërkuar që përfaqësuesit shqiptarë të bëhen bashkë dhe të mos shkojnë në zgjedhje me dy lista, sikur herën e fundit. Në vitin 2020, përfaqësuesit e partive politike shqiptare kishin garuar për herë të parë në një listë të përbashkët zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të Serbisë atë vit dhe kishin fituat tri vende në Kunevin e Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …