Kryetari i Alternativës Shqiptare në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj ka shpërndarë deklaratën e ambasadores amerikane në Malin e Zi, Judy Reinke, e cila tha se e mbështesin Ballkanin e Hapur pa fusnota dhe në përputhje me parimet e BE-së. Gjeloshaj u shpreh se edhe Kosova duhet të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”. Sipas politikanit shqiptar në Malin e Zi, “Ballkani i Hapur” e konkretizon çështjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Harkun e Ballkanit të Hapur do ta bëjnë Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – tre shtete anëtare të NATO-s, me mbështetje të madhe nga SHBA-ja. Kosova, si shteti më i ri, të jetë edhe pjesë e Ballkanit të Hapur. Domethënë bashkë me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, gjithsej gjashtë shtete. Ballkani i Hapur i jep fund njohjes reciproke të Serbisë dhe Kosovës dhe e mbyllë çështjen më të rëndësishme të hapur mes shteteve të Ballkanit Perëndimor”.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …