Kryetari i Amerikës, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un do të takohen në maj. Kryetari verio-korean Kim Jong është zotuar se të përmbahet nga armët e reja bërthamore dhe testet e raketave, tha një zyrtar i Koresë së Jugut

Kryetari i Amerikës, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të takohen në maj

Kryetari i Amerikës, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un do të takohen në maj. Kryetari verio-korean Kim Jong është zotuar se të përmbahet nga armët e reja bërthamore dhe testet e raketave, tha një zyrtar i Koresë së Jugut përgjegjës për sigurinë kombëtare, ndërsa kryetari Trump kishte raportuar për vizitën e tij në Korenë e Veriut. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders ka deklaruar me këtë rast se Trump do ta pranojë ftesën për të takuar kryetarin Kim, por koha dhe vendi ende nuk janë caktuar, bën të ditur Agjencia Hina. Kryetari i Koresë së Veriut ka premtuar  se shteti i tij do të përmbahet nga testimet e mëtejshme të armëve bërthamore apo raketave, ka  thënë një  zyrtar i Zyrës së Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut, për Shtëpinë e Bardhë pasi një delegacion i Koresë së Jugut informoi zyrtarët amerikanë lidhur me bisedimet paraprake midis Seulit dhe Phenianit.

Kontrolloni gjithashtu

Ana Pisonero: Jemi pritje të finalizimit të reformave nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me Planin e Rritjes të BE-së për rajonin

BE i kërkon sqarim Serbisë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia të sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën …