Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, po qëndron për një vizitë zyrtare në Katar me ftesë të ministrit për vakëfe dhe çështje fetare, Gaith Al Kauari, në kryeqytetin, Doha. Në takim me ministrin Alu, myftiu Tërnava edhe kësaj radhe falënderoi qeverinë dhe popullin e Katarit për përkrahjen dhe ndihmën që i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj gjatë dekadave të fundit. Më pas Myftiu e njohu ministrin e Katarit me projektet dhe sfidat që ka Bashkësia Islame e Kosovës, duke veçuar vështirësitë që kishte Kosova në përgjithësi e BIRK-u në veçanti gjatë ballafaqimit më pandeminë. Ministri, Al Kauar, ka falënderuar myftiun Tërnava për vizitën dhe çmoi kontributin e Tërnavës që në Kosovë të ketë paqe, tolerancë e harmoni ndërfetare dhe po ashtu shfaqi interesimin e tij që Ministria e Vakëfeve e Katarit në të ardhmen do të rrisë bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …