Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ju ka bërë thirrje besimtarëve për agjërim. Ai po ashtu bëri thirrje që gjatë këtij muaji besimtarët të përkushtohen në lidhjet familjare dhe të shtrijnë dorën për personat nevojtarë. “Të nderuar vëllezër dhe motra, në këtë natë të madhe, në këtë atmosferë hyjnore ftoj besimtarët tanë kudo që janë që këtij muaji të bekuar t’i përkushtohen me bindje, adhurim, sinqeritet dhe solidaritet, duke ruajtur dhe kultivuar lidhjet familjare dhe duke shtrirë dorën e ndihmës ndaj të varfërve dhe skamnorëve. Duke thirrur në forcim të unitetit dhe vëllazërisë dhe duke refuzuar të gjitha format e ndasisë dhe përçarjes ndërmjet mes vete. Ky është muaji gjatë të cilit rritet dashuria për fe dhe Zotin, muaji me mirësi dhe begati, muaji në të cilën besimtari i sinqertë përmes agjërimit synon përsosjen e tij morale dhe etike, muaji që me vepra dhe përkushtimin e lartë synon lehtësimin e rrugës së besimtarit për në xhenet” ka thënë mes tjerash, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …