leoni

Kryetari i Bashkësisë Lokale i fshatit, Karaçevë e Poshtme, Selver Lenjani vizitoi Radion Kosova e Lirë dhe i ndau dy “Mirënjohje”

Kryetari i Bashkësisë Lokale i fshatit, Karaçevë e Poshtme, Selver Lenjani vizitoi Radion Kosova e Lirë dhe i ndau dy “Mirënjohje”

Kryetari i Bashkësisë Lokale i fshatit, Karaçevë e Poshtme, Selver Lenjani, vizitoi Radion Kosova e Lirë dhe me këtë rast bisedoi edhe me drejtorin,  Ahmet Qeriqi. Ai e ka falënderuar këtë Radio për kontributin informativ, që i ka dhënë dhe po iu jep shqetësimeve të banorëve të Karaçevës, në Brezin Kufitar mes Kosovës e Serbisë, që vazhdimisht po mbahen në presion nga prania dhe provokimet e  forcave të xhandarmërisë serbe, të cilat e demonstrojnë  forcën e tyre, duke i shqetësuar e frikësuar banorët shqiptarë të fshatit. Selver Lenjani ka kërkuar  që mediet dhe shoqëria shqiptare përgjithësisht ta sensibilizojnë sa më shumë çështjen e pazgjidhur të demarkacionit të Kosovës me Serbinë, veçmas në fshatin Karaçevë, i cili gjithmonë ka qenë pjesë brenda kufirit të Kosovës,  ndërsa pas luftës e deri tani, forcat serbe pretendojnë se një pjesë e këtij rajoni i takon Serbisë. Z. Lenjani,  me këtë rast i ka dhuruar drejtorit të Radios dy “Mirënjohje” për kontribut në sensibilizimin e kësaj çështjeje me rëndësi jetësore për banorët e kësaj ane. Drejtori i Radios, Ahmet Qeriqi, është zotuar se, ashtu si deri tani do të vazhdojë ta përkrahë pa rezervë dhe ta sensibilizojë sa më shumë zgjidhjen e kësaj çështjeje.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …