Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka realizuar takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në vendin tonë, z. Kilian Wahl

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka realizuar takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në vendin tonë, z. Kilian Wahl

Në fokus të bisedës mes tyre ka qenë momentumi politik në të cilin ndodhet vendi dhe mbarë rajoni i Ballkanit Perëndimor për të përshpejtuar hapin e eurointegrimit, rëndësia e ndërmarrjes së vendimeve të duhura proeuropiane që do të përforcojnë edhe themelet e sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Në këtë kontekst, kreu i BDI-së Ahmeti ka njoftuar ambasadorin Wahl mbi përcaktimet e palëkundshme të subjektit që ai drejton, siç janë: përfundimi i procesit të skriningut, miratimi i ndryshimeve kushtetuese, mbajtja e konferencës së dytë ndërqeveritare me BE-në, hapja e kapitujve dhe kontinuiteti në realizimin e reformave të nevojshme. Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mirë janë korniza tashmë e definuar e hapërimit progresiv të vendit, nga e cila nuk duhet devijuar për asnjë çast të vetëm. Sa u përket zgjedhjeve, Ahmeti ka potencuar se BDI është e përgatitur për mbarëvajtjen e tyre në çdo kohë dhe se është jashtëzakonisht e rëndësishme që në fokusin e çdo lëvizje politike në vend të jetë përcaktimi strategjik i integrimit në Bashkimin Europian e jo kalkulimet për pikë të ulëta politike me vendosjen e stërkëmbëzave në këtë rrugë që është shtegu ynë i vetëm i përparimit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti refuzohet sërish nga LDK për dialog, akuzat për përçarje dhe polarizim të jetës politike

Përpjekja e fundit e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të tërhequr LDK-në, në një …