Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, porosit qytetarët e Kosovës të mos i votojnë ata që i kanë prishur raportet me Amerikën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, iu ka drejtuar qytetarëve të Kosovës në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke bërë thirrje që të mos mbështeten ata që, sipas tij, kanë dëmtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën. Ahmeti theksoi se zgjedhjet janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës dhe për orientimin e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. “Qytetarët e Kosovës e kanë në dorë fatin e vendit më 9 shkurt. Ata duhet të vendosin nëse Kosova do të ecë drejt Evropës apo do të mbetet e izoluar. Nuk duhet ta lënë Kosovën në një pako me Rusinë dhe Bjellorusinë, që janë nën sanksione nga SHBA dhe BE”, tha ai. Ahmeti kujtoi edhe ndihmën historike të SHBA-së në çlirimin e Kosovës, duke shtuar se pa ndërhyrjen e NATO-s, Kosova nuk do të ishte e lirë sot.  “Për dy vite rresht, në çdo takim me ndërkombëtarët, ata janë shprehur të pakënaqur me vendimet që merren në Kosovë. Këto shqetësime ia kam shprehur edhe autoriteteve të Kosovës”, deklaroi Ali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Parlamenti Evropian kërkon përshpejtim të procesit të integrimit të Kosovës dhe heqjen e masave ndëshkuese të BE-së

Në diskutimet që u zhvilluan në Parlamentin Evropian, shumica e deputetëve kërkuan që procesi i …