Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritur sot në takim Shefin e Delegacionit të Bashkimit Europian në vend, z. David Geer. Bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet politike në vend, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, sundimin e ligjit dhe integrimin europian. Ahmeti njoftoi ambasadorin Geer për pozicionin e palëkundur proeuropian të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe për vazhdimin e konkretizimit të nismës për një fronti të përbashkët veprues që do të trasojë rrugën e sigurt të vendit drejt horizontit të Europës. Të dy bashkëbiseduesit potencuan rëndësinë e madhe të mbarëvajtjes demokratike të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare për të ardhmen europiane të vendit. Ahmeti potencoi se në fokusin e koalicionit qeverisës në vazhdimësi kanë qenë ndryshimet kushtetuese dhe përforcimi i mekanizmave për sundimin e ligjit dhe se padyshim ato mbeten prioritet i padiskutueshëm i vendit në rrugën drejt Bashkimit Europian. Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë me të gjithë potencialin e saj të insistojë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimësinë e reformimit të vendit në frymën europiane.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …