Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka reaguar kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili e ka kritikuar të parin e Tiranës. Ai ka shkruar se Sali Berisha është fundërrina e fundërrinave të kombit shqiptar. Se kjo hienë, e cila nginjet çdo ditë me pisllëqet më të ndyra që nxjerr nga goja, është fundërrina e fundërrinave të këtij kombi, tanimë këtë e di i madh e i vogël. Ai e ka nxirosur vetë portretin e tij para shqiptarëve, si varrmihës i zgjedhjeve të lira, si gardian burgu për liderin e opozitës në vitet ‘90, si zhytës i Shqipërisë në kaos dhe gjakderdhje për pushtetin e tij në ‘97, si minues i demokracisë dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë, kur varrosi 26 shqiptarë të gjallë në biznesin e tij familjar në Gërdec, si shantazhues i shtetit shqiptar, kur u kap live duke vrarë në 21 janar, dhe sot si një pengmarrës i opozitës shqiptare, të cilën ka vendosur ta marrë me vete në varr”, ka shkruar, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
