Kryetari i BDI-së e ka vazhduar përplasjen verbale me Qeverinë në lidhje me kërkesën e tij për veting. Ahmeti tha se BDI veting ka propozuar para katër viteve dhe kërkoi që të miratohet ligj, si dhe vetingu të bëhet me ndihmë të ndërkombëtarëve. “Ta provojmë humorin se si do të dalë. Kam bërë thirrje me vite. Ligji për veting është në sirtarët e Kuvendit i propozuar para katër viteve dhe le t’i hapim sirtarët, të bëhet vetingu me lehtësim ndërkombëtar”. Le të hapet kutia e Pandorës, si u bë privatizimi në Maqedoninë e atëhershme, kur shqiptarët u përjashtuan nga të gjitha sferat. Le të hapet hetim se si u pasuruan politikanët në Maqedoni për 30 vitet e fundit. Le të hapet hetim për të gjitha paritë dhe ta shohim humorin se si do të shkojë. Filma të Hollivudit nuk bëjë unë këtu, dhe nuk jam skenarist i Hollivudit. Le të urdhërojnë, i bëjmë të gjitha”, tha mes tjerash Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …