Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, është takuar në Shkup me ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATOsë dhe ish Ministrin Britanik të Mbrojtjes, Lordin Xhorxh Robertson dhe komandantin e forcave të NATOsë në vitin 2001 në Maqedoni, Gjeneralin Ser Barni Uajt-Spuner. Ali Ahmeti shprehu mirënjohje për kontributin e jashtëzakontë të Lordit Robertson dhe Gjeneralin Barni në arritjen në prag të anëtarësimit në NATO dhe fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian. Ahmeti dhe Lordi Robertson u pajtuan që vendimi i 30 shtatorit është historik dhe shansi i gjeneratës tonë për ta siguruar të ardhmen e rinisë është tani ose kurrë. Ne jemi të përkushtuar për sukses sepse integrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike është prioritet absolut i të gjithë qytetarëve të vendit tonë dhe sjell paqe, siguri e stabilitet, por edhe zhvillim ekonomik. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi zhvillimet rajonale, me theks të veçantë mbi dialogun Prishtinë – Beograd.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …