Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti foli për evidentimin e Artan Grubit, në listën e sanksioneve të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai tha se partia nuk e largon nga radhët e saj porse vet Grubi do të të tërhiqet. Unë mendoj që z. Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm. Nuk ka nevojë ta largojë partia. Z. Grubi sigurisht se do të tërhiqet vet nga të gjitha funksionet e partisë. Z. Grubi ka qenë anëtar i BDI-së, ka qenë personalitet që ka drejtuar katër vite qeverinë e Maqedonisë. Sigurisht që vendimet që dalin nga platforma, nga programi elektoral i BDI-së, detyrim ka çdo anëtarë pavarësisht se në cilin funksion ndodhet. A në nivel të lartë a në nivele dytësore, ka përgjegjësi realizimin e platformës dhe të programit”, deklaroi kreu i BDI-së.
