leoni

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për bashkim, me rastin e 22-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Vizita e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut u konsiderua private dhe u pa në kuadër të bashkëpunimit të Lëvizjes Vetëvendosje me opozitën shqiptare atje. Ali Ahmeti, kryetari i partisë më të madhe shqiptare atje, të cilin Kurti nuk e takoi, sot ka bërë thirrje për bashkim “rreth frontit europian”. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për bashkim, me rastin e 22-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit mes shqiptarëve dhe maqedonasve për të krijuar raporte të reja shoqëroro-politike për ta ndërtuar shtetin që sot quhet Maqedonia e Veriut. Ahmeti përmes një video-mesazhi tha se bashkimi “rreth frontit europian” është nevojë dhe përgjegjësi historike. “Në këtë përvjetor të Marrëveshjes së Ohrit bëj thirrje për bashkim, unifikim rreth frontit europian si nevojë dhe përgjegjësi historike e kohës dhe hap i domosdoshëm për ta siguruar të ardhmen. Vetëm të bashkuar jemi më të fortë”, tha Ahmeti. Maqedonia e Veriut është para një procesi ku do t’i duhet të lëvizë në përpjekje për t’i shpëtuar bllokimit të procesit të integrimit të vendit në BE. Parakusht në këtë rrugë është çështja e ndryshimit të Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve në preambulë. Duke qenë kështu, Ahmeti bëri thirrje për bashkimin e shqiptarëve pasi tha se “vendimet e mëdha kërkojnë guxim, e jo kalkulim; kërkojnë vizion, e jo shkurtpamësi; kërkojnë prirje, e jo struktim”.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …