Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, c ka takuar të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po qëndron për vizitë dy-ditore në Maqedoninë e Veriut. Ali Ahmeti ka thënë se ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet në Kosovë ishin temat kryesore të bisedës. Ai tutje është shprehur se Kosova ishte shqetësim i përbashkët, me ç’ rast të dy kanë vlerësuar se Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë. Gabriel Escobar shprehu mbështetje të plotë për integrimin evropian të vendit i cili realizohet nëpërmjet të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa unë theksova gatishmërinë tonë të plotë për ti prirë këtij procesi. Kosova ishte shqetësim i përbashkët i joni, me ç’ rast të dy vlerësuam që Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë”, ka shkruar, Ali Ahmeti në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …