Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka takuar Zëvendës ministren e Punëve të Jashtme të Greqisë, Aleksandra Papadopoulo e cila po qëndron për vizitë në Shkup në margjinat e Takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore. Zgjedhjet, Marrëveshja e Ohrit dhe legjitimiteti, perspektiva europiane e vendit dhe nevoja për mbështetje të mëtejshme nga Greqia ishin pjesë e bisedës së takimit mes tyre Të dy vendet si aleate dhe partnere luajnë rol kyç në sigurimin e stabilitetit jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por edhe më gjerë. Greqia gjithnjë ka qenë mbështetëse e rrugës së integrimit europian të Maqedonisë së Veriut, si dhe një aleate e besueshme në NATO, është theksuar në takim. Dy bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur nga dinamika me të cilën janë zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe veçanërisht në shtatë vitet e fundit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, duke shprehur kështu nevojën e respektimit dhe zbatimit të plotë të saj nga të dyja palët.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …