Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur edhe për temën e “Ballkanit të Hapur” dhe rolin e shteteve në këtë bashkësi rajonale

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur edhe për  “Ballkanin e  Hapur”, dhe rolin e shteteve në këtë bashkësi rajonale.  Ai tha se  “Platforma e “Ballkanit të Hapur” është ide e hapur. Vjen e merr atë që të duhet. Qytetarët duhet të kenë qasje të lirë. Për këtë ndërmarrje pikat e marrëveshjes mes disa shteteve janë shumë më të rëndësishme dhe të pranueshme për BE dhe SHBA-në. Nuk mendoj se Kosova humb diçka nëse është pjesë e ‘Ballkanit të Hapur’” ka thënë Ahmeti.  Ai ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, për “Ballkanin e Hapur”. “Problemi i Kosovës nuk është problem vetëm i Kosovës. Është problem i rajonit dhe botës. Të gjithë duhet të gjejmë zgjidhje për një problem të përbashkët. Serbia po angazhohet që të pengojë njohjet e reja për Kosovën por edhe po punon për të ndodh ç’njohjet e shteteve tjera për Kosovën. Ky veprim po e tensionon gjendjen dhe situatën. Duhet gjetur në një tavolinë të përbashkët një mekanizëm që i qetëson dhe qartëson problemet që i kemi si rajon. Unë mendoj se “Ballkani i Hapur” është një mekanizëm shumë i mirë. Kur futemi në një sallë, secili e njeh identitetin e njëri tjetrit” tha Ahmeti, i pyetur për pjesëmarrjen e Kosovës në Ballkanin e Hapur, që po  mbahet sot dhe nesër,  në Ohër.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …