Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar në selinë e partisë në Tetovë, ambasadorin e Bashkimit Europian në Shkup, David Geer

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar në selinë e partisë në Tetovë, ambasadorin e Bashkimit Europian në Shkup, David Geer

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar në selinë e partisë në Tetovë, ambasadorin e Bashkimit Europian në Shkup, David Geer.  Bashkëbiseduesit këmbyen mendime rreth Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë me Bulgarinë, integrimin europian, reformat në përputhje me pritjet e BE, legjitimitetin zgjedhor, etj.  Kryetari Ahmeti mbi draft platformën për legjitimitet të përgaditur nga autori i Marrëveshjes së Ohrit Paul Williams dhe PILPG, mendimet e ekspertëve vendor dhe për hapat që do ti ndërmerr BDI dhe Fronti Europian në mbrojtje të legjitimitetit.   Ai gjithashtu foli për paralajmërimet tendencioze të Kryeministrit Mickovski për destabilizim duke shfaqur shqetësim për inskenime të qëllimshme qeveritare për fajësim të të tjerëve me qëllim të defokusimit të opinionit nga dështimet e qeverisë.  BDI është përkushtuar për stabilitet, siguri, paqe, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe integrim europian dhe refuzon çdo tentativë inskenuese politike për destabilizim.  Gjithashtu, mbetemi partner më i përkushtuar i Bashkimit Europian dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një Maqedoni të veriut partnere dhe anëtare të NATO dhe BE.

Kontrolloni gjithashtu

Grenell: Pasi të normalizohen raportet ekonomike, Trump do të angazhohet edhe për zgjidhje politike Kosovë-Serbi

Richard Grenell refuzon pozitën e ambasadorit të SHBA-së në OKB

Richard Grenell, ish-dërguar i posaçëm i Presidentit Donald Trump për misione të veçanta, ka refuzuar …