leoni

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar në Shkup kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Kosovës, Albin Kurti

Në prag të Samitit të sotëm të BE-së që mbahet në Shkup, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti,  ka takuar  në Shkup kryeministrin e  Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Kosovës, Albin Kurtë. Aiu ka thënë me këtë rast se bashkë me miq ndërkombëtar si ndihmëssekretarin amerikan për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe drejtorin e Komisionit Europian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman. “Si vende të Ballkanit Perëndimor kemi nevojë për unitet dhe stabilitet, dhe këtë e biseduam në një atmosferë miqësore ku bashkë konfirmuam pikëpamjet për integrimin në Bashkimin Europian, sepse me këtë tregojmë se kemi potencial lidership për të sjellë vendime për një të ardhme më të mirë për qytetarët. Ai ka theksuar se plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura si dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit. “Vlera e ndarë nga për këtë plan në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro”, ka shkruar Ali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …