Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi brohoritjet per Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, që u dëgjuan mbrëmë në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Ahmeti tha se nuk duhet të turpërohemi nga këto thirrje, sepse po të mos ishte UÇK-ja nuk do të ishte as Maqedonia ajo që është tani. “Thirrjet UÇK ishin të natyrshme, sepse pa UÇK-në nuk do të ishte Maqedonia, kjo që është sot nuk do të ekzistonte. Ishte Ushtria Çlirimtare ajo që e ndryshoi statusin juridik të shqiptarëve në Maqedoni, por edhe të komuniteteve tjera që ishin të pranishëm aty”, ka deklaruar, Ali Ahmeti duke shtuar se ndryshimi i statusit për të mirë edhe të komuniteteve tjera, ishin shkak që turqit, romët dhe boshnjakët iu bashkuan Frontit Europian. Para 15 vjetësh, nga po i njëjti shesh kam thirr një minutë heshtje për të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Andaj, kur dëgjova jehonën, ku të rinj dhe të reja që thërrisnin UÇK, sigurisht, më kthyen në ato vite, u shpreh, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …