Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur kritika të ashpra ndaj VMRO-DPMNE-së, në lidhje me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ahmeti akuzoi VMRO-DPMNE-në për realizimin e premtimeve dhe programit të saj politik në mënyrë të njëanshme, duke e cilësuar këtë veprim si një rikthim të majorizimit dhe ndarjen etnike të gjyqtarëve. Roli i partisë VLEN është bërë ai i një “spectatori të frikësuar” që sheh se si arritjet e shqiptarëve po çmontohet një nga një. Ai kritikoi vendimet që ndalojnë përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike dhe përmendi se ky veprim është në përputhje me programin zgjedhor të VMRO-së, i cili ishte miratuar edhe nga VLEN-i. Situata aktuale është tragjike dhe që nëse nuk do të kishte qenë kjo situatë, VLEN-i do të dukej qesharak për qëndrimet e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …