Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, aktualisht kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nesër më dy shtator do të merret në pyetje nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili ka saktësuar se Ali Ahmeti është ftuar nga Specialja në cilësinë e dëshmitarit, por nuk ka sqaruar më tej se është ftuar në cilësi të dëshmitarit të Prokurorisë, apo dëshmitar në mbrojtje të ndonjë të akuzuari.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …